Lajmet e fundit
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Sabri Hamiti, priti një delegacion të Parlamentit të Suedisë, të kryesuar nga Rolf Gunnarsson
, 05.03.2009
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës , Sabri Hamiti, kishte sot një takim me një delegacion të Parlamentit të Suedisë , të kryesuar nga z. Rolf Gunnarsson.Gjatë bisedës së gjerë u fol për proceset aktuale që zhvillohen në Kosovën e pavarur , përballë synimeve që shtrohen në të ardhmen .Duke iu uruar mirëseardhje mysafirëve, z. Sabri Hamiti theksoi:”Keni ardhur në një kohë kur sapo përmbyllim njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe po hyjmë në kërkime për zhvillime të mëtutjeshme”.Të gjitha këto veprime, theksoi në vijim Hamiti, i kemi bërë bashkë me miqtë e Kosovës, të cilët kanë dhënë ndihmë edhe për Pavarësisë ë Kosovës , por edhe për rimëkëmbjen e saj pas shkatërrimit që pësoi gjatë luftës. Tash Kosova ka nevoje për ndihme politike dhe ekonomike.
Pasi u falënderua për këtë pritje,z. Rolf Gunnarsson foli për angazhimin e pjesëtarëve suedez në kuadër të KFOR-it, të cilët qe 10 vjet japin kontribut të rëndësishëm në Kosovë. Tash është koha të mendohet për pakësimin e numrit të ushtarëve të KFOR-it suedez,por në këtë kuadër edhe për rritjen e numrit të stafit civil në Kosovë. Kjo do të dihet diku nga dhjetori i këtij viti.”Unë shoh se Kosova ka ecur shumë përpara,ndërsa me asistencë të mëtejme këto procese do të jenë edhe më të frytshme”, tha Gunnarsson. Përkitazi më këtë , por edhe me çështje tjera që u ngritën nga delegacioni gjatë këtij takimi, sidomos sa i përket prioriteteve të Kosovës në të ardhmen, Sabri Hamiti theksoi se pjesëtarët e suedez dhe mbarë KFOR-i kanë dhënë e po japin kontribut të madh në Kosovë,shih për këtë sipas anketimeve të qytetarëve , KFOR-i është organizmi më i besueshëm për kosovarët. Kur është fjalë për pakësimin e forcave të KFOR-it, z. Hamiti theksoi se zvogëlimi i këtyre forcave duhet të bëhet sipas ritmit të zhvillimit të FSK-së. Ndërkaq, duke folur për angazhimin e EULEX-it, z. Hamiti theksoi rëndësinë e funksionit ndihmës të tij në fushën e sigurisë. EULEX-i duhet të jetë funksional në mbarë territorin e Kosovës, sidomos në veri të vendit, tha Hamiti.
Në pyetjet e të pranishmëve rreth prioriteteve të Kosovës në të ardhmen, z. Sabri Hamiti tha se prioritet parësor është angazhimi për pranimin e Pavarësisë së Kosovës nga sa më shumë shtete, në mënyrë që Kosova sa më shpejt të bëhet anëtare e organizmave ndërkombëtarë, si: në FMN,Bankën Botërore etj.”Vijë themelore e angazhimit të Qeverisë dhe shoqërisë kosovare është integrimi euroatlantik i Kosovës”, theksoi Hamiti. Në këtë aspekt ekziston konsensus i plotë politik në strategjinë që duhet të ndjekim. Kjo strategji nuk ka ndryshuar, pra ajo sendërtohet nga subjektet përkatëse të Kosovës, por edhe nga ndihma e shteteve mike,që lobojnë për njohjen e Pavarësisë.
Një tjetër detyrë parësore e Kosovës është zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës. Ndërkaq, rreth pyetjes përkitazi me pozitën e komuniteteve, z. Hamiti theksoi se Kosova me kushtetutë garanton të drejtat e minoriteteve. Komunitetet në Kosovë gëzojnë të drejta më shumë se në çdo vend tjetër të Evropës, theksoi Hamiti.
Pjesëmarrësit ishin unik në konstatimin se bashkëpunimi ndërmjet parlamenteve të Kosovës dhe Suedisë duhet të thellohet edhe më .