Lajmet e fundit

Udhëheqja e Kuvendit bën homazhe tek të rënët e familjes Jashari

, 05.03.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë: Xhavit Haliti, Nexhat Daci dhe Xhezair Murat, ka bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prekaz, si dhe ka vënë kurorë në varrin e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

“E kujtojmë epopenë më të madhe të UÇK-së, që vërtet ka kuptimi shumë dimensonal për vitet e luftës së UÇK-së. Kjo epope ndoshta ka një kuptim shumë më dimensional për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur pas luftës çlirimtare dhe të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Kosovën e pavarur dhe sovrane”, u ka thënë Krasniqi përfaqësuesve të medieve.

Në vazhdim tre krerët kryesorë institucionalë të vendit: Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi, me bashkëpunëtorët e tyre e kanë vizituar edhe Kullën e Jasharëve, duke shprehur pietetin më të lartë për sakrifikicën e pashoqe të kësaj familjeje heroike.

“Është ditë e rëndësisë së veçantë, ditë e sakrificës dhe e shembullit unik të qëndresës”, është shprehur presidenti Sejdiu, i cili i ka uruar familjes Jashari fat dhe krenari për përhershme, si dhe ka uruar për bekimin e të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

Kreu i familjes Jashari, baca Rifat, ndërkaq, udhëheqësve të Kosovës u ka uruar mbarësi në drejtimin e vendit.
Udhëheqja e Kuvendit bën homazhe tek të rënët e familjes JashariUdhëheqja e Kuvendit bën homazhe tek të rënët e familjes JashariUdhëheqja e Kuvendit bën homazhe tek të rënët e familjes JashariUdhëheqja e Kuvendit bën homazhe tek të rënët e familjes Jashari