Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 10.03.2009
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i kryesuar nga z.Sadik Idriz- kryetar, sot mbajti mbledhje ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte: shqyrtimi i Projektligjit për punësimin e shtetasëve të huaj.
Në këtë mbledhje, pas diskutimeve për Projektligjin për punësimin e shtetasëve të huaj, anëtarët e Komisionit, për shkak të dilemave dhe vërejtjeve përkitazi me këtë Projektligj, nuk morën kurrfarë vendimi, por u pajtuan që, secili anëtar veç e veç, të deklarohet se kur ky projktligj do të jetë në rend dite të njërës nga mbledhjet e ardhshme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Po në të njëjtën mbledhje, anëtarët e Komisionit janë pajtuar që, ministrit për Punë dhe Mirëqenie Sociale, t'i dërgohet ftesë për pjesëmarrje në mbledhjen e ardhshme të Komisionit, e cila do të mbahet për një javë, për të prezentuar punën dhe aktivitetin e Ministrisë përkatëse për vitin e ardhshëm.