Lajmet e fundit
Delegacioni parlamentar i Kosovës u prit nga kryeparlamentarja Topalli
, 10.03.2009
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga anëtarët e Komisionit parlamentar për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të punës, i kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i komisionit, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri është pritur nga kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli.
Në takim është zhvilluar një bisedë shumë e përzemërt ku janë sheshuar përvojat dhe praktikat institucionale të Parlamentit të Shqipërisë lidhur me hartimin dhe miratimin e Rregullores së Punës.
Kryeparlamentarja Topalli, në mes tjerash, paraqiti edhe disa sugjerime nga përvoja e saj si deputete, por edhe si kryetare e Parlamentit, lidhur me mënyrën e zbatimit të rregullave në komisionet parlamentare, grupet parlamentare dhe në takimet plenare.
Në këtë takim, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, prezantoi iniciativën për nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, në nivelin e administratave. Kjo iniciativë është pritur me kënaqësi, ndërsa është marrë garanci se kryeparlamentarja Topalli do t’i mbështesë përgatitjet për firmosjen sa më të shpejtë të deklaratës së bashkëpunimit parlamentar. Ajo, ndërkaq, shprehu përkushtimin e saj për zbatimin e këtij dokumenti.
Ky do të jetë memorandumi i katërt i bashkëpunimit, pas atyre me Parlamentin Belg, Slloven dhe Turk.
Delegacioni pati takime edhe me nënkryetarin e Kuvendit, Neritan Ceka dhe me Sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Albert Kushti.
Ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë, delegacioni parlamentar i Kosovës do të ketë takime me komisionin homolog, me drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit legjislativ, drejtorin e Shërbimeve të komisioneve parlamentare, si dhe takime të tjera në nivel qendror të administratës së Parlamentit Shqiptar.
Delegacioni:
1. Ahmet Isufi,deputet
2. Hydajet Hyseni, deputet
3. Ismet Beqiri, deputet
4. Besa Gaxherri, deutete
5. Syzana Novobërdali, deputete
6. Eshref Vishi, këshilltar juridik i kryeparlamentarit Krasniqi
7. Ismet Krasniqi, Sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës
8. Daut Beqiri, Drejtor i Departamentit Ligjor dhe
9. Nur Çeku, koordinator i komisionit.