Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi viziton Britaninë e Madhe

, 13.03.2009




Të hënën, më 16 mars 2009, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi, do të udhëtojë për në Londër.

Gjatë kësaj vizite kryeparlamentari Krasniqi, do të ketë takime të shumta,si:me kryetarët e Dhomës se Lartë, të Dhomës se Përfaqësuesve, Komisionit për Punë të Brendshme dhe Komisionit për Mbrojtje. Kryeparlamentari Krasniqi do të takohet edhe me zëvendëskryetarin e Kuvendit Kombëtar të Uelsit.

Para nisjes, në orën 14, kryeparlamentari Krasniqi në Aeroportin e Prishtinës do të japë një prononcim për media.