Lajmet e fundit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

, 16.03.2009




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, shqyrtoi Propozim-Programin e punës së Kuvendit për vitin 2009. Përkitazi më këtë u tha se ky Program është hartuar në mbështetje të strategjisë së Qeverisë së Kosovës, planeve të punës së komisioneve, si dhe Planit të veprimit të Kuvendit të Kosovës, i cili përmban edhe aktivitetet rreth integrimeve të Kosovës në Unionin Evropian. Pas shqyrtimit Kryesia përkrahu këtë Propozim-program , i cili do t’ i paraqitet për miratim Kuvendit të Kosovës.

Kryesia përkrahu nismën e Komisionit për Punë të Jashtme për formimin e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të Asamblesë Nacionale të Francës. U vendos që grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës të propozojnë nga një anëtar për këtë Grup të miqësisë për t’ u bërë pastaj edhe konstituimi i tij. Nisma u vlerësua si praktikë shumë e mirë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke përkrahur njëkohësisht idenë që grupe të këtilla miqësie të formohen edhe me shtete të tjera.

Në vijim Kryesia u njoftua edhe me Raportin e shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e katërt të vitit 2008.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit