Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, Punës dhe të Mbrojtjes Sociale

, 17.03.2009




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mbrojtje Sociale mbajti sot mbledhje nën kryesinë e Sadik Idrizit, kryetar i Komisionit. Në këtë mbledhje ministri i punës dhe i mbrojtjes sociale z. Nenad Rashiqi i informoi anëtarët e Komisionit për punën gjithpërfshirëse të kësaj Ministrie.

Në këtë mbledhje, duke folur për punën gjithpërfshirëse të Ministrisë së Punës dhe Mbrojtjes Sociale z. Rashiqi tha se preokupimi kryesor i kësaj Ministrie ka qenë që të zvogëlojë papunësinë, që do të thotë që të krijohen mundësi ppër punësim sa më të madh të personave të aftë për punë. Sipas të dhënave të Ministrisë së punës dhe të mbrojtjes sociale, punë presin 335.000 persona të aftë për punë (43% e popullsisë së Kosovës). Nga ky numër i të papunësuarve, 147.000 janë prej 18 deri 35 vjeç dhe njëherit 153.000 gra presin punë. Nga të gjithë personat e papunë, 200.000 janë punëtorë të pakualifikuar, 14.000 janë punëtorë të kualifikuar, 87.000 kanë të kryer shkollën e mesme kurse të tjerët janë me shkollë të lartë dhe superiore. Në periudhën 2001-2008 përmes kësaj ministrie janë aftësuar në mënyrë profesionale 20.000 njerëz dhe kjo praktitkë do të vazhdojë edhe këtë vit , kështu që për këto qëllime Ministria e Punës dhe Mbrojtjes Sociale nga buxheti i vet vjetor ka ndarë gjithsej 100.000 €. Ministri Rashiq në vazhdim përmendi se në këtë vit është planifikuar të punësohet një numër i madh të papunësuarve në të ashtuqujaturat punë publike, përkatësisht në punët sezonale dhe në rregullimin e parqeve dhe të mirave të tjera publike. Ky projekt do të kushtojë përafërsisht 5 milion € dhe momantalisht po kërkohet mbështetje finansiare për këtë veprimtari.

Në fund të fjalës së tij ministri Rashiq tha se Ministria e ka përfunduar hartimin e Projektligjit të punës dhe të Projektligjit të sigurimit pensional dhe invalidor, por sipas sugjerimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore tani këto dy ligje janë stopuar për shkak të mjeteve të konsiderueshme që nevojiten dhe këto do të ndikonin negativisht në Buxhetin e Kosovës në përgjithësi.
Nga mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, Punës dhe të Mbrojtjes Sociale