Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 18.03.2009
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, i drejtuar nga Sabri Hamiti, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar sot, për të tretën herë me radhë, Projektligjin për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, duke i miratuar 54 amendamentet e propozuara nga grupi punues. Kryesuesi i grupit punues për këtë projektligj, Ramadan Avdiu, ka shpjeguar para Komisionit punën e madhe dhe të vështirë për amendamentimin e këtij projektligji. Ai ka theksuar se për lehtësi të shqyrtimit nga anëtarët e Komisionit, por edhe për deputetët, kur projektligji të nxirret për shqyrtim të dytë, krahas amendamenteve të propozuara është përgatitur edhe teksti i plotë i projektligjit, me gjithë amendamentet e inkorporuar në të.
Shumica e anëtarëve të komisionit kanë shprehur rezervat e tyre për cilësinë e projektligjit të amendamentuar, madje ka pasur propozime që t’ propozohet Qeverisë që ta tërheq për ripunim Projektligjin për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, por kryetari i Komisionit, Sabri Hamiti, këtë ide e ka quajtur të pamundshme, pasi që projektligji e ka kaluar shqyrtimin e parë, megjithëse, ka shtuar ai, Qeveria mund ta tërheq atë në çdo moment deri sa të nxirret për shqyrtim të dytë në Kuvend.
Komisioni i ka shqyrtuar një nga një amendamentet e propozuara nga grupi punues, duke plotësuar ato dhe miratuar në tërësi.
Komisioni ka rekomanduar që gjithë teksti i projektligjit të lekturohet mirë para se të nxirret për miratim në Kuvend, si dhe të harmonizohen mirë përkthimet e tij në serbisht dhe në anglisht.