Lajmet e fundit
Vizita e kryeparlamentarit Krasniqi në Mbretërinë e Bashkuar
, 19.03.2009
Pas vizitës që i bëri dje Asamblesë Kombëtare të Uellsit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, zoti Jakup Krasniqi dhe delegacioni që ai kryeson, sot u prit në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.
Në takimin me kryetaren e Dhomës së Lordëve, zonjën Hayman, kryetari Krasniqi e njoftoi atë për zhvillimet në Kosovë dhe për të arriturat e vitit të parë të Pavarësisë. Ai e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e madhe që i ka dhënë Kosovës në proceset historike nëpër të cilat ka kaluar. Zonja Hayman tha se zhvillimet në Kosovë ndiqen me interes të veçantë në Mbretërinë e Bashkuar dhe shprehu admirimin e saj për rezultatet e mëdha që ka arritur Kosova në një periudhë kaq të shkurtër pas pavarësimit të saj. Ajo pasi u interesua për strukturën e Kuvendit të Kosovës dhe për mënyrën e funksionimit të tij, rikonfirmoi edhe një herë vullnetin e ndihmës e të bashkëpunimit reciprok.
Zoti Krasniqi e ftoi kryetaren e Lordëve për një vizitë zyrtare në Kosovë, të cilën ajo premtoi se do ta bëjë me kënaqësi.
Delegacioni u prit sot gjithashtu edhe nga nënkryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, zonja Sylvia Heal, me ç’rast u bisedua për marrëdhëniet ndërparlamentare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës, për gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe për punën e Kuvendit.
Takimet kaluan në frymë të miqësisë dhe bashkëpunimit.
Delegacioni mori pjesë në dy seanca që po zhvilloheshin sot, në Dhomën e Lordëve dhe atë të Përfaqësuesve, të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.
Kryetari Krasniqi në këto takime shoqërohej nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit, zoti Xhavit Haliti, nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Londër, zoti Muhamet Hamiti, nga shefi i Kabinetit, zoti Mehmet Hajrizi dhe nga këshilltari për protokoll, zoti Skender Reçica.
Kryetari Krasniqi dhe delegacioni vizituan sot edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ku u pritën nga i ngarkuari me punë, zoti Muhamet Hamiti.
Kryeparlamentari Krasniqi pas këtyre aktiviteteve do të jetë mysafir në BBC, ku do të bëhet një intervistë e drejtpërdrejtë, për të vazhduar gjatë ditës takime të tjera në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe në Gjykatën e Lartë Mbretërore të Drejtësisë.