Lajmet e fundit
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 23.03.2009
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, në të cilën merrnin pjesë edhe anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, si dhe përfaqësues nga Forenzika, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe ekspertë të këtij lëmi, përfaqësues nga Zyra për Persona të Pagjetur, EULEX-i dhe të interesuar të tjerë, shqyrtoi Projektligjin për themelimin e Departamentit për mjekësi ligjore.
Projektligji, i cili është sponsorizuar nga Ministria e Drejtësisë, është trajtuar në planin e përmbajtjes së tij, konform teknikave të hartimit të legjislacionit, të implikimeve buxhetore dhe dispozitave të EULEX-it për këtë çështje.
Bedri Bahtiri, nga Ministria e Drejtësisë, ka theksuar nevojën e miratimit të këtij projektligj, nëpërmjet të cilit, siç është shprehur ai, përcaktohen qartas kompetencat e Departamentit për Mjekësi Ligjore, si dhe unifikohen çështjet e Zyrës për personat e pagjetur dhe të laboratorit të ADN-së.
Përfaqësuesi nga Departamenti për Mjekësi Ligjore, Naim Haliti, hartimin e këtij projektligji e vlerësoi si një urë lidhëse ndërmjet Ministrisë së Arsimit, asaj të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, kurse përfaqësuesi i EULEX-it, në këtë takim, Alan Robinson, ka theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe krijimit të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit të ndërsjellë edhe për shkak të mungesës të stafit vendës.
Vërejtjet e ngritura nga anëtarët e Komisionit kishin të bënin me sigurimin e mjeteve buxhetore, dispozitat kalimtare të projektligjit që kishin të bënin me EULEX-in, bashkëkryesimin e Institutit, si dhe çështjen e zëvendësimit në projektligj të shprehjes “konflikt” me atë “luftë”.
Në takim është sugjeruar që këto vëreje të kihen parasysh kur projektligji të shqyrtohet nen për nen.