Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 24.03.2009
Shqyrtimi i Raportit vjetor të KPM-së për vitin 2008, ishte temë themelore shqyrtimi në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit. Në debatin e gjerë anëtarët e Komisionit dhanë vërejtje e sugjerime të shumta. U bënë vërejtje në anën strukturore të raportit, duke theksuar se ai përmban shumë përshkrime edhe për gjëra jo të rëndësishme, ndërsa lë anash disa çështje esenciale nga fusha e detyrimeve ligjore. Nga Raporti nuk shihet se si janë përdorur investimet kapitale, cilat kanë qenë shkeljet materiale,sa kanë qenë gjobat, përkatësisht nuk është dhënë një pasqyrë e qartë e konkrete e të dhënave financiare.
Në raport nuk është saktësuar qartas çështja e kanalit transmetues për minoritete. Nuk është e qartë se ky kanal televiziv a do të jetë për të gjitha minoritetet, apo do të ketë transmetues vetëm për komunitetin serb. Sa i përket këtij kanali televiziv është menduar se ai do të jetë për të gjitha minoritetet. U zu në gojë edhe domosdoshmëria e hartimit të Rregullores së të Miturve, për të mbrojtur ata nga programe jo adekuate për moshën e tyre,mirëpo deri tash kjo ka mbetur vetëm nismë. Nga Raporti reflektohet njëlloj pafuqishmërie kur është fjala për transmetuesit në gjuhën serbe, duke ditur se disa syresh bien ndesh me licencat, pasi tejkalojnë hapësirat emetuese.
Pati vërejtje edhe sa i përket shikueshmërisë jo të kënaqshme të RTK-së në disa vise të vendit tonë. U tha se në disa vise, si në Shtërpcë, por edhe gjetiu , qytetarët edhe pse janë të obliguar të paguajnë parapagimin, nuk kanë sinjal televiziv. Në këtë vështrim u tha se kjo dukuri habit, kur dihet se po bëhen dhjetë vjet që Kosova është e lirë.
Komisioni vlerësoi se Raporti megjithëse ka shënuar disa përparime, nga i vjetmi, megjithatë ka shumë mangësi. Shih për këtë u mor qëndrim që mbi bazën e vërejtjeve që u dhanë, ai të plotësohet e detajohet, për t’ u shqyrtuar sërish në Komision.