Lajmet e fundit
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane pritën një grup të rinjsh nga Peja
, 25.03.2009
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, kanë pritur sot një delegacion të të rinjve nga Qendra Rinore e Pejës, promovues të demokracisë, integrimeve evropiane dhe civilizimit europerëndimor.
Kryesuari i këtij delegacioni, Engell\bert Zefaj, ka sqaruar se shumë organizata joqeveritare që grumbullojnë studentë dhe të rinj të tjerë nga Komuna e Pejës janë të angazhuar në projektin: “ Me rininë drejt Evropës”, projekt ky i mbështetur nga organizata gjermane GTZ. Prandaj, ka thënë ai, jemi shumë të interesuar që nga Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, por edhe mekanizma të tjerë të Kosovës, të mësojmë më shumë për procesin e integrimit evropian Planin e veprimit për të realizuar këtë synim të institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Zylfie Hundozi, ka folur gjerësisht për punën e komisionit që e drejton, sidomos për sa i përket harmonizimit të legjislacionit tonë me atë të Unionit Evropian dhe përgjithësisht për procesin e gjatë të integrimit. Ajo ka theksuar favoret që po i bëhen Kosovës nga Mekanizmi i asocim-stabilizimit, si dhe ka pohuar nevojën e përmbushjes së kërkesave politike, ekonomike dhe të standardeve evropiane nga institucionet e vendit tonë, si parakusht për anëtarësim në të ardhmen në BE.
Hundozi ka folur edhe për Projektplanin e veprimit të Kuvendit, lidhur me sfidat e dala nga Raporti i Komisionit Evropian për progresin në Kosovë ,gjatë vitit 2008, dhe ka theksuar angazhimin e zëvendëskryeministrit Kuçi për përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE.
Të rinjtë e Pejës u kanë shtruar pyetjet shumta anëtarëve të komisionit dhe kanë ngritur çështje të ndryshme lidhur me procesin e integrimeve evropiane, të cilave deputetët u janë përgjigjur me kënaqësi.
“Ne kemi punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ju jeni brezi i integrimeve të Kosovës në BE”, i kanë trimëruar kuvendarët e Kosovës të rinjtë e Pejës.
Anëtarët e Komisionit sot kanë shqyrtuar tri projektligje në aspektin e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së: Projektligjin për mbrojtjen nga Rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe siguria nukleare, Projektligjin për partneritetet publiko-privat dhe koncesionet për sigurimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike dhe procedurat për dhënien e tyre, si dhe Projektligjin për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës.