Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 26.03.2009
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, deputetët kanë shqyrtuar Programin e punës së Kuvendit për vitin 2009, dhe pas një debati të gjerë parlamentar për këtë çështje, edhe e kanë miratuar atë, me gjithë plotësimet e propozuara.
Në vazhdim seanca ka proceduar me shqyrtimin e projektligjeve. Për herë të parë është shqyrtuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rregullatorin e Energjisë (nr. 2004/9), të cilin e ka prezantuar ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula. Pas kritikave të shumta të deputetëve për këtë projektligj, ai me shumicë votash nuk është miratuar.
Për herë të dytë deputetët kanë shqyrtuar Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, të cilin edhe e kanë miratuar.
Në këtë seancë deputetët kanë rishqyrtuar Ligjin për shpronësim. Rekomandimet për këtë ligj i ka paraqitur kryetarja e Komisionit për Tregti dhe Industri, Myzejene Selmani. Ligji miratuar me shumicë votash të deputetëve.
Nuk janë miratuar as vërejtjet e Presidentit në Ligjin tubimet publike (nr.03-L-118), prandaj ashtu siç e kishte miratuar Kuvendi gjatë shqyrtimit të dytë.
Me propozim të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe mirëqenie Sociale, është tërhequr nga shqyrtimi në këtë seancë Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 2004/50 për veprimtarinë private në shëndetësi.
Në të njëjtën seancë, si rëndom, pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë u janë përgjigjur kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat nga Kabineti qeveritar.
Para se të miratohej rendi i ditës për seancën e sotme, deputeti Gani Geci ka dalë në foltore dhe e ka lexuar letrën Shaban Foniqi, prindit të Eriont, fëmijës që pësoi tragjikisht ditë më parë nga sulmi i qenve endacakë.
Kryeparlamentari Krasnqi ka shprehur keqardhje për vdekjen e Erionit dhe nga presidiumi i Kuvendit i ka shprehur ngushëllimet familjes Foniqi.
Edhe deputetë të tjerë nga grupe të ndryshme parlamentare kanë ngritur çështje të ndryshme, të cilat nuk janë vlerësuar të ngutshme, prandaj nuk janë radhitur në rend pune të seancës.