Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 31.03.2009
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, shqyrtoi Propozimvendimin për formimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Përbërja e Komisionit, i cili përbëhet nga një anëtar nga të gjitha partitë politike që marrin pjesë në Kuvendin e Kosovës, pritet të miratohet në seancën e radhës. Komisioni Ad-Hoc, pastaj, në bazë të Ligjit për RTK-në, duhet t’i përzgjedhë anëtarët e Bordit për këtë medium publik.
Duke u njoftuar me listën e organeve dhe të agjencive të pavarura, të emëruara nga Kuvendi i Kosovës, anëtarët e Kryesisë, kanë kërkuar që në afatin dyjavor komisionet parlamentare të përgatisin informacion të plotë për agjencitë, të cilat i mbulojnë, të specifikojnë bazën ligjore mbi të cilën janë krijuar, si dhe të shikojnë nëse u vazhdon mandati, apo e kanë përfunduar atë. Për çdo rast të përfundimit të mandatit të përgjegjësit, apo të anëtarëve të agjencive, duhet të ndërmerren veprime nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, që të tillët të hiqen nga lista e pagave nga Buxheti i Kosovës dhe, konform ligjit, të shpallen konkurset për plotësimin e anëtarëve të agjencive.
Kryesia po në këtë mbledhje është njoftuar se më datën 6 dhe 7 prill do të mbahet në Prishtinë takimi ndërparlamentar ndërmjet delegacionit gjashtantarësh) të Parlamentit Evropian, të kryesuar nga znj. Doris Pack dhe kuvendarëve të Kosovës.
Anëtarët e Kryesisë janë njoftuar për mbylljen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, si dhe kanë vendosur për krijimin e Panelit intervistues nga tre anëtarë të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi dhe nga katër anëtarë nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, i cili duhet t’i përzgjedhë kandidatët më të mirë dhe t’ia propozojë Kuvendit tre emra për zgjedhjen e njërit prej tyre në pozitën e Avokatit të Popullit.
Me vetë kërkesën e Zyrës së Presidencës, ndërkaq, është hequr nga rendi i ditës çështja e caktimit të pagës për Presidentin e Republikës së Kosovës.
Kryesia ka shqyrtuar edhe çështjen e udhëtimeve zyrtare të deputetëve në botën e jashtme, si dhe kërkesa për kompensimin e punës së ekspertëve për hartimin e ligjeve të caktuara.