Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 01.04.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Raporti i Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2008. Në fillim të mbledhjes Argjentina Grazhdani, kryetare e KPM-së, dha një pasqyrë të gjerë lidhur me të hyrat dhe shpenzimet e këtij komisioni gjatë vitit të shkuar. Vlerësim i anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa ishte se ky raport është gjithëpërfshirës, i kompletuar, përkatësisht përmban kërkesat e raportimit sipas dispozitave ligjore. Si i tillë u përkrah procedimi i mëtejmë i këtij Raporti në Kuvend. Në vijim u shqyrtua kërkesë – propozimi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës nr. 03/1861 Do-1134, dt. 18.03.2009 për emërimin e anëtarit jo–ekzekutiv të Bordit Drejtues të BQK-së, me Përfundimin e Kryesisë së Kuvendit nr.03-P–084, dt. 23 mars 2009. Më këtë rast u konstatua se paneli intervistues për anëtar jo–ekzekutiv të Bordit Drejtues të BQK-së kishte propozuar z. Mejdi Bektashin. Komisioni përkrahu këtë propozim duke dhënë pëlqimin për procedurë të mëtejme.

Në këtë mbledhje Komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për Protokollin e Republikës së Kosovës nr. 03/L–132 me raportin e komisionit funksional -Komisioni për Punë të Jashtme, me amendamente dhe Projektligjin për zonat ekonomike nr.03/L– 129 me raportin komisionit funksional - Komisioni për Ekonomi, Industri, Tregti, Energjetikë dhe Telekomunikacion, me amendamente. Të dy projektligjeve iu dha përkrahje për t’ u proceduar më tej në Kuvend ( për miratim).
Mbledhja e Komisionit  për Buxhet dhe Financa