Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi takoi kryetarët e komisioneve parlamentare
, 02.04.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka takuar sot kryetarët e komisioneve parlamentare për të shqyrtuar funksionimin e organeve të emëruara nga Kuvendi (agjencive, komisioneve, këshillave dhe bordeve).
Në takim është thënë se vetëm gjashtë organe të pavarura kanë raportuar në Kuvend për vitin 2008. Këto janë: Trusti i Kursimeve Pensionale, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni i Pavarur për Media, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
Organet tjera (22 sish), nuk e kanë kryer obligimin ligjor ndaj Kuvendit, kurse rastet më eklatante janë përmendur Autoriteti Rregullatorit të Telekomunikacionit (ART), që nuk ka raportuar tash e dy vjet, e të cilit i ka kaluar mandati, siç e ka kaluar tash e tri vjet më parë edhe Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Kryetarët e komisioneve kanë përmendur edhe raste kur anëtarëve të ndonjë organi, të krijuar ngas Kuvendi, u ka kaluar gjysma e mandatit pa arritur të mbajnë, madje as mbledhjen themeluese të tij.
Kryeparlamentari Krasniqi ka kërkuar nga kryetarët e komisioneve që brenda dy javësh të ardhshme të hetojnë listën e organeve dhe të agjencive të pavarura, për të përgatitur informacion të plotë për agjencitë, të cilat i mbulojnë, të specifikojnë bazën ligjore mbi të cilën janë krijuar, si dhe të shikojnë nëse organeve të tilla u vazhdon mandati, apo u ka përfunduar ai. Është kërkuar gjithashtu të shihet çështja e pagave të drejtuesve dhe të anëtarëve të organeve të tilla.
Ndër pengesat për krijimin nga Kuvendi të agjencive, komisioneve, këshillave dhe bordeve, është përmendur zgjidhja ligjore për krijimin e komisioneve ad-hoc (një anëtar nga çdo parti) që i bën jofunksionale komisionet e tilla, duke shpërfillur edhe fuqinë politike të grupeve parlamentare dhe të subjekteve më të fuqishme në Kuvend, prandaj është kërkuar nismë ligjore për ta ndryshuar gjendjen në këtë fushë.