Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione
, 02.04.2009
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga z, Ismet Beqiri- kryetar, sot mbajti mbledhje ku si pikë kryesore të rendit të ditës pati miratimin e rekomandimeve nga dëgjimi publik i mbajtur më parë, në lidhje me peticionin e paraqitur nga 125 magjistrat e shkencave mjekësore të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit, përkitazi me Peticionin e 125 magjistrave të shkencave mjekësore të Fakultetit të Mjekësië në Prishtinë, nxorën rekomandime prej pesë pikësh.
Teksti e rekomandimeve:
Për Ministrin e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, z. Enver Hoxhaj, Universitetin e Prishtinës, z. Enver Hasani, dhe Fakultetin e Mjekësisë, z. Qazim Hysenaj
Në bazë të nenit 21.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të rregullave 41.2, 46.2 dhe 48.3 të Rregullores së punës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, më 24. 3. 2009, pati dëgjim publik me ministrin e Arsimit, z. Enver Hoxhaj, me ministrin e Shëndetësisë, z. Alush Gashi, me rektorin e Universitetit të Prishtinës, z. Enver Hasani dhe me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, z. Qazim Hysenaj, me shqyrtimin e peticionit të nënshkruar nga 125 magjistra të shkencave të mjekësisë, të cilin kërkohet t’u lejohen studimet e doktoratës dhe i nxori këto
R e k o m a n d i m e
1. Kërkohet nga Komisioni përkatës ta bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së konkurseve të viteve 2005 dhe 2009,
2. I rekomandohet Komisionit të Ministrisë së Arsimit të Shkencës dhe të Teknologjisë që puna e tij të jetë e afatizuar,
3. Kërkohet të formohet grupi i përbashkët i punës së Senatit të Universitetit të Prishtinës dhe të Fakultetit të Mjekësisë, që të merret me shqyrtimin e problemeve të krijuara dhe të ofrojë zgjidhje përkatëse në përputhje me ligjin,
4. Të bëhet verifikimi i listave të kandidatëve të pranuar,
5. MASHT-i t’i analizojë mundësinë dhe domosdoshmërinë eventuale të rishikimit të Ligjit të arsimit të lartë të Kosovës, varësisht nga shkalla e zbatimit në Kosovë, ose ta përshpejtojë procesin, nëse ka filluar rishikimi i tij.
A r s y e t i m
Komisioni, më 17.3.2009 e shqyrtoi peticionin e nënshkruar nga 125 magjistra të shkencave të mjekësisë, me të cilin kërkohet t’u lejohen studimet e doktoratës dhe vendosi të mbajë dëgjim publik, më 24. 3. 2009, me ministrin e Arsimit, z. Enver Hoxhaj, me ministrin i Shëndetësisë, z. Alush Gashi, me rektorin e Universitetit të Prishtinës, z. Enver Hasani dhe me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, z. Qazim Hysenaj.
Komisioni, më 24. 3. 2009, mbajti dëgjim publik për këtë Peticion. Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e nënshkruesve të peticionit. Komision pasi i dëgjoi: ministrin e Arsimit, z. Enver Hoxhaj, ministrin e Shëndetësisë, z. Alush Gashi, rektorin e Universitetit të Prishtinës, z. Enver Hasani dhe dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, z. Qazim Hysenaj, e analizoi këtë çështje dhe pas dëgjimeve publike të organizuar nga ai nxori rekomandimet e përmendura më lart.
Po në këtë mbledhje, nën pikën të ndryshme, u formua Komisioni rekrutues për zgjedhjen e kandidatëve për pozitën Avokat i Popullit të Kosovës.
Anëtarët e Komisionit morën vendim që në Komisionin rekrutues të propozohën si vijon:
1. Ismet Beqiri (GP i LDK-së),
2. Ibrahim Makolli (GP i AKR-së),
3. Shpresa Murati (GP-7+),
4. Radmila Vujović (GP SLS).