Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon udhëheqjen e Sanatit të Italisë dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Italisë
, 07.04.2009
Me rastin e tërmetit në Itali
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon udhëheqjen e Senatit të Italisë dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Italisë
Me rastin e tërmetit që goditi rëndë rajonin e Abruzzos, në Italinë Qendrore, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ngushëlloi kryetarin e Senatit të Italisë dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Italisë, përkatësisht z. Renato Schifani dhe z. Gianfranko Fini.
Në telegramin dërguar z. Schifani theksohet:
”I nderuar zoti Schifani, Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për pasojat e rënda njerëzore dhe materiale të tërmetit që ra këtë të hënë në rajonin e Abruzzos, në Italinë Qendrore. Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutem shkëlqesi, të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për Ju, për familjet që humbën të dashurit në këtë fatkeqësi dhe për popullin e Italisë mike. Juaji, me respekt”.
Në telegramin dërguar z. Gianfranko Fini theksohet :
” Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për pasojat e rënda njerëzore dhe materiale të tërmetit që ra këtë të hënë në rajonin e Abruzzos, në Italinë Qendrore.
Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutem shkëlqesi, të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për Ju, për familjet që humbën të dashurit në këtë fatkeqësi dhe për popullin e Italisë mike. Juaji, me respekt”.