Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport
, 07.04.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport të Kuvendit të Kosovës të kryesuar nga Agim Veliu,kryetar i Komisionit, u bënë disa rekomandime sipas kërkesës të magjistrave të shkencës mjekësore të magjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë për vazhdimin e studimeve të Doktoraturës.
Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje ishte edhe kërkesa e grupit të këshilltarëve të LDK- së të Kuvendit Komunal në Prizren , me të cilën kërkohet anulimi i një konkursi për shpalljen e vendeve të lira për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të kësaj komune. Lidhur me këtë pikë u zhvillua debat i gjerë. U tha se me këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të ligjit,sepse në mënyrë fushate është shpallur konkursi për zgjedhjen e drejtorëve të rinj, megjithëse drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve aktual nuk iu kishte skaduar afati,pasi ata kishin kontrata pune deri në vitin 2010. Komisioni kërkon që kryetari i Komunës së Prizrenit të anulojë këtë konkurs. Po kështu, Komisioni kërkoi që Inspektorati i Arsimit të Kosovës të verifikojë gjendjen lidhur me këtë rast, të shikojë se pse është shkelur ligji dhe të shikohen rrethanat që kanë sjellë këtë vendim. Nga ana e Komisionit shihet e nevojshme që lidhur me këtë rast të bëhet një vizitë në Prizren për të ballafaquar të dy palët. Në vijim u theksua se Komisioni do të duhej të bëjë edhe vizita në komuna të tjera për të parë nga afër se si po zbatohet Ligji për arsimin fillor dhe të mesëm të Kosovës.