Lajmet e fundit
Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeparlamentarit Krasniqi dhe eurodeputetes Doris Pack
, 07.04.2009
Pas përfundimit të takimit të dytë ndërparlamentar ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës, në ambientet e Kuvendit u mbajt një konferencë shtypi e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryesueses së delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet me Vendet e Evropës Jug-Lindore, znj. Doris Pack. Me këtë rast kryeparlamentari Krasniqi pasi përshëndeti grupin parlamentar të Parlamentit Evropian për kontributin që ka dhënë në vazhdimësi për zhvillimin e proceseve të gjithëmbarshme në Kosovë, theksoi:” Gjatë dy ditëve patëm një dialog të hapur, të sinqertë dhe shumë miqësor .Janë trajtuar probleme të shtetit dhe shoqërisë së Kosovës, si: ekonomia , bashkëpunimi rajonal, integrimi evropian , sundimi i ligjit dhe gjyqësori , të drejtat e komuniteteve pakicë dhe gjendja e tyre, pastaj roli legjislativ , përfaqësues dhe i kontrollit të Kuvendit e tjera .Delegacioni ynë paraqiti gjendjen aktuale në Kosovë dhe përspektivën e saj. Eurodeputetët bënë shumë pyetje sidomos për sistemin e drejtësisë , gjendjen e komuniteteve e tjera. Parlamenti Evropian edhe në këtë takim konfirmoi përkushtimin e tij për të thelluar marrëdhëniet me Kosovën , për ta mbështetur atë në proceset nëpër të cilat po kalon dhe për të siguruar një perspektivë të qartë dhe të sigurt evropiane për Kosovën . Ne presim që kjo të bëhet e mundur, sidomos pas studimit të fizibilitetit që do të bëhet këtë vjeshtë, duke ndërtuar raporte kontraktuale midis BE-së dhe Kosovës .Kuvendi ynë përbën institucion kyç për mbarëvajtjen e procesit të integrimit evropian të Kosovës. Takimet vjetore midis Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës do të vazhdojnë , duke pasuruar kështu marrëdhëniet tona. Në takim jemi dakorduar për një deklaratë të përbashkët që po ju japim edhe juve”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.
Në vijim znj. Doris Pack tha se kemi pasur një diskutim me kolegët e Parlamentit të Kosovës dhe ne kuptuam se ata të gjithë janë në dijeni për përpjekjet ndërmjetësuese drejt procesit të ndërtimit të shtetit funksional të Kosovës .Krijohet përshtypja se janë të informuar për reformat e nevojshme dhe sfidat që i presin në fushën e legjislacionit. Ata treguan se janë shumë të interesuar për implementimin e ligjeve, ndërsa së bashku pamë se shumë gjera ende nuk janë zgjidhur, tashmë pas më shumë se një viti të pavarësisë.