Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Bashkësive dhe Kthim

, 07.04.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Bashkësive dhe Kthim, të cilën e kryesoi z. Bojan Stojanoviç- kryetar i Komisionit, u shqyrtuan gjithsej katër projektligje: Projektligji për protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës nr.03/L-132, me raportin e Komisionit funksional- Komisionit për Punë të Jashtme, me amendamente, Projektligji për zonat ekonomike nr.03/L-129, me raportin e Komisionit funksional- Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri,Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, me amendamente, Projektligji për produktet biocide nr. 03/L-119, me raportin e Komisionit funksional- Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, si dhe Projektligji për shitjen e banesave me të drejtë banesore, me raportin e Komisionit funksional- komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente.

Anëtarët e Komisionit, njëzërit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre katër projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Bashkësive dhe Kthim