Lajmet e fundit
Fjala e kryetarit Krasniqi, me rastin e njëvjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës
, 08.04.2009
I nderuar president, zoti Fatmir Sejdiu,
I nderuar kryeministër, zoti Hashim Thaçi,
Të nderuar ministra,
Të nderuar përfaqësues diplomatikë,
Të nderuar kolegë deputetë
Kam nderin të hap seancën solemne të Kuvendit, në shënim të njëvjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Në historinë e re të Kosovës, 9 prilli i vitit 2008, shënon ditën e miratimit të Kushtetutës, aktit më të lartë juridik dhe politik të shtetit tonë.
Kosova ka traditë kushtetuese që nga viti 1974, por para një viti, pa u bërë dy muaj nga shpallja e Pavarësisë, për herë të parë ratifikoi Kushtetutën e shtetit të pavarur, sovran e demokratik.
Rëndësia historike e Kushtetutës së re qëndron në sanksionimin juridik që i bën Pavarësisë, por ajo përcakton njëkohësisht orientimin demokratik, evropian të shtetit tonë, duke ligjësuar standardet moderne shtetërore, si barazia qytetare, të drejtat e liritë themelore të njeriut, të drejtat e komuniteteve pakicë, ndarja e pushteteve, qeverisja demokratike, sundimi i së drejtës, ekonomia e tregut, siguria etj. Ajo përbën vullnetin e popullit tonë për pavarësi, liri e demokraci, por edhe bazën e sistemit politik, ekonomik e shoqëror të Kosovës.
Kosova i ka vënë themelet demokracisë kushtetuese, duke përcaktuar qartë dhe prerë kompetencat e përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, në njërën anë dhe të drejtat e qytetarëve në anën tjetër. Kushtetuta përbën ligjin suprem dhe aktin e kontratës midis qytetarëve dhe institucioneve shtetërore.
Demokracia mund të ndërtohet vetëm me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve. Institucionet e Kosovës angazhohen fuqishëm dhe çdo ditë, për të krijuar kushtet e pjesëmarrjes demokratike të të gjithë qytetarëve të integruar në ngritjen e jetës sonë të re dhe të mirëqenies së përgjithshme, në ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët. Pushteti lokal dhe politika e decentralizimit që po zbatojmë, do të mundësojnë këtë pjesëmarrje në përmasa të gjera dhe sa më gjithëpërfshirëse. Kushtetuta është akti ynë garantues i të drejtave të secilit dhe për të gjithë njësoj. Kosova nuk mund të ketë disa kushtetuta as zona të juridiksionit të ndryshëm, sepse nuk do të mund të funksiononte sistemi unik politik, ekonomik e juridik i saj, sepse ashtu do të dëmtoheshin në radhë të parë interesat e vetë qytetarëve.
Miratimi i Kushtetutës ishte akt madhor dhe shumë i rëndësishëm, por vetëm zbatimi i saj konsekuent dhe i plotë, i jep asaj vlerën e vërtetë. Sot një vit pas miratimit të Kushtetutës, vazhdojmë ta kemi sfidë zbatimin e saj në të gjitha nenet dhe në të gjithë territorin e Republikës. Në këtë përvjetor të parë të Kushtetutës, u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse dhe gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim, të respektojnë e të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, sepse kjo është mënyra e vetme për ndërtimin e shoqërisë sonë demokratike, mënyra e vetme për ndërtimin e shtetit tonë modern e të përbashkët, mënyra e vetme e ngritjes së mirëqenies së përgjithshme dhe e integrimit tonë në familjen e madhe të popujve evropianë. Zbatimi i Kushtetutës siguron funksionimin e sistemit shtetëror të Kosovës, siguron sundimin e ligjit dhe vendosjen e rendit demokratik në Kosovë.
Hartimi dhe miratimi i Kushtetutës, sikur edhe shpallja e Pavarësisë, ka qenë në partneritet të Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe e kontraktuar midis tyre. Kjo kontratë përmban kompromisin e Kosovës, në emër të ardhmes dhe për hir të paqes e të stabilitetit. Ky fakt, na jep lirinë dhe të drejtën që nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe misionet e saj në Kosovë, të kërkojmë angazhimin maksimal për garantimin e sovranitetit e të integritetit territorial të Kosovës dhe zbatimin e Kushtetutës në çdo pjesë të saj.
Zonja dhe zotërinj
Më lejoni së fundmi të them se pas shpalljes së Pavarësisë dhe miratimit të Kushtetutës, Republika e Kosovës, institucionet dhe qytetarët e saj, kanë arritur rezultate të shënuara e evidente në të gjitha fushat. Nga dita në ditë janë ndërtuar dhe konsoliduar institucionet e Pavarësisë, është ngritur niveli i jetesës së qytetarëve, po ndërtohet mirëbesimi ndëretnik, kurse në plan ndërkombëtar është rritur prestigji i vendit tonë e simpatia për të, si demokraci e re dhe e suksesshme, si shtet i qytetarëve të tij të barabartë. Në vigjilje të këtij përvjetori, Kosova shënoi njohjen e saj ndërkombëtare të 57-të me radhë.
Pas miratimit të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës ka proceduar një numër rekord, prej më shumë se njëqind ligjesh, me të cilat është mundësuar funksionimi i organeve të shtetit të pavarur dhe janë garantuar të drejtat e standardeve më të larta që ka njohur historia e shoqërisë njerëzore.
Këto ditë jemi në proces të formimit të Gjykatës Kushtetuese, si organ suprem të mbrojtjes dhe të interpretimit të Kushtetutës.
Faleminderit.