Lajmet e fundit
Mbledhja solemne e Kuvendit të Kosovës me rastin e njëvjetorit të aprovimit të Kushtetutës së Kosovës
, 08.04.2009
Me rastin e njëvjetorit të aprovimit të Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës , i kryesuar nga Jakup Krasniqi, mbajti sot një mbledhje solemne, në të cilën ishin të pranishëm edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi , si dhe përfaqësues të institucioneve tjera vendëse e ndërkombëtare. Pas intonimit të himnit, deputetëve iu drejtua kryeparlamentari Jakup Krasniqi,i cili tha se në historinë e re të Kosovës, 9 prilli i vitit 2008, shënon ditën e miratimit të Kushtetutës, aktit më të lartë juridik dhe politik të shtetit tonë. Kosova ka traditë kushtetuese që nga viti 1974, por para një viti, pa u bërë dy muaj nga shpallja e Pavarësisë, për herë të parë ratifikoi Kushtetutën e shtetit të pavarur, sovran e demokratik. Rëndësia historike e Kushtetutës së re qëndron në sanksionimin juridik që i bën Pavarësisë, por ajo përcakton njëkohësisht orientimin demokratik, evropian të shtetit tonë, duke ligjësuar standardet moderne shtetërore, si: barazia qytetare, të drejtat e liritë themelore të njeriut, të drejtat e komuniteteve pakicë, ndarja e pushteteve, qeverisja demokratike, sundimi i së drejtës, ekonomia e tregut, siguria etj. Ajo përbën vullnetin e popullit tonë për pavarësi, liri e demokraci, por edhe bazën e sistemit politik, ekonomik e shoqëror të Kosovës.
Miratimi i Kushtetutës ishte akt madhor dhe shumë i rëndësishëm, por vetëm zbatimi i saj konsekuent dhe i plotë i jep asaj vlerën e vërtetë. Hartimi dhe miratimi i Kushtetutës, sikur edhe shpallja e Pavarësisë, ka qenë në partneritet të Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe e kontraktuar midis tyre. Kjo kontratë përmban kompromisin e Kosovës, në emër të ardhmes dhe për hir të paqes e të stabilitetit. Ky fakt, na jep lirinë dhe të drejtën që nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe misionet e saj në Kosovë, të kërkojmë angazhimin maksimal për garantimin e sovranitetit e të integritetit territorial të Kosovës dhe zbatimin e Kushtetutës në çdo pjesë të saj.
Nga dita në ditë janë ndërtuar dhe konsoliduar institucionet e Pavarësisë, është ngritur niveli i jetesës së qytetarëve, po ndërtohet mirëbesimi ndëretnik, kurse në plan ndërkombëtar është rritur prestigji i vendit tonë e simpatia për të. Këto ditë jemi në proces të formimit të Gjykatës Kushtetuese, si organ suprem i mbrojtjes dhe i interpretimit të Kushtetutës.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, fjalën e tij e nisi me lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e shtetit të Gambisë. Kjo njohje e shtetit tonë, theksoi Sejdiu, ashtu si edhe 56 të tjera para saj, ashtu si edhe shumë njohje që do të vijnë pastaj, është dëshmi e pakundërshtueshme se vendi ynë, Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës ka arritur që gjatë këtij viti të shtetësisë së saj të dëshmohet si vend stabil e paqësor, si vend i sundimit të ligjit dhe i vlerave qytetare, si vend që nxit dhe kultivon frymën e fqinjësisë së mirë dhe të miqësisë me të gjitha vendet demokratike të botës. Presidenti i Kosovës pastaj tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është themeli i funksionimit të institucioneve të vendit, Parlamenti, Presidenca dhe Qeveria duhet të jenë shembulli i punës që buron dhe bazohet në Kushtetutë. Vlera e saj si akti më i lartë juridik jetësohet me veprimet tona, me mënyrën se si dhe sa e respektojmë këtë dokument të lartë të vendit. Në vijim presidenti Sejdiu u shprehu mirënjohje të gjithë deputetëve, të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, të cilët me votën e tyre e shndërruan këtë dokument në aktin më të lartë juridik zyrtar të shtetit tonë të ri.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se këtij Kuvendi, i dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të nëntorit 2007, i takoi nderi dhe përgjegjësia për të marrë vendime të mëdha historike për vendin tonë. Këto janë vendime që ndajnë epokat e historisë sonë më të re. Me 17 shkurt të vitit 2008 ne përmbushëm aspiratën njëshekullore të popullit tonë për liri, pavarësi dhe rend demokratik. Shpallëm Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Mes entuziazmit qytetar dhe mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare ne filluam procesin e shtetndërtimit. Filloi Historia e Re e Kosovës. Me Historinë e re të vendit ndihet krenar çdo shtetas i Kosovës.
Brenda një viti ne bëmë punë të përbashkët të jashtëzakonshme në shtetndërtimin e Kosovës, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Shteti i Kosovës ka ndërtuar politika të qarta zhvillimore të brendshme dhe të jashtme që po japin fryte çdo ditë.Në krejt këtë proces historik, një ndër hapat e parë ishte miratimi i Kushtetutës së Republikës sonë.Kushtetuta e parë e vullnetit sovran të popullit të Kosovës.Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dokumenti që shpreh në mënyrën më të mirë përkatësinë e vendit tonë në familjen e shteteve të lira dhe demokratike.Identitetin shtetëror të Republikës së Kosovës, të bazuar mbi vlerat liberale perëndimore, sundimin e ligjit, barazinë e të gjithë qytetarëve para tij, pavarësisht dallimeve etnike apo religjioze, liritë themelore të njeriut, respektimin në shkallën më të lartë të të drejtave të minoriteteve, shoqërinë multietnike, theksoi kryeministri Thaçi.