Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 08.04.2009
Me ftesë të Komisionit për Integrime Evropiane, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti ka raportuar sot para anëtarëve të këtij komisioni lidhur me procesin e lehtësimit të vizave me Komisionin Evropian, si dhe për punën e deritashme të ministrisë, të cilën e udhëheq, për realizimin këtij procesi të mundimshëm.
Ministri Pajaziti që në fillim të fjalës së tij ka sqaruar se regjimi i vizave është çështje që adresohet nga Bashkimi Evropian dhe se Kosova, për dallim nga disa vende të rajonit, nuk radhitet ndër vendet që në një kohë të afërt do ta nënshkruajnë marrëveshjen për lehtësimin e vizave. Ai tutje ka theksuar se, me gjithë këtë, MPB-ja e ka përpiluar një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave, bazuar në përvojat e Shqipërisë, të Maqedonisë, e të ndonjë vendi tjetër.
Pajaziti ka pohuar se MPB-ja në mënyrë të njëanshme e ka përgatitur një plan të liberalizimit të vizave, të cilën ministri e ka prezantuar në Bruksel (ende pa e miratuar qeveria jonë) dhe që është pranuar mirë nga Komisioni Evropian.
Ministri u ka shpjeguar anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane se parakusht për nënshkrimin e marrëveshjes për liberalizimin e vizave është që Kosova të përfshihet në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër terrorizmit; duhet ta ketë të rregulluar menaxhimin e integruar të kufirit; të jetë më e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, si dhe t’i përfundojë reformat në gjendjen civile (duhet të krijohet Agjencioni i regjistrit Civil).
Ministri ka folur edhe për marrëveshjet për riatdhesim me vendet perëndimore, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë dokumentet e qytetarëve të Kosovës, vështirësitë me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët tanë me punë në botën e jashtme etj.
Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane e kanë vlerësuar punën e MPB-së, angazhimin personal t ministrit Pajaziti, si dhe gatishmërinë e tij për të raportuar për çështje të ndryshme që i interesojnë Komisionit. Ata i kanë shtruar pyetje të ndryshme ministrit, sidomos lidhur me dhënien ilegale të pasaportave serbe për qytetarët e Kosovës, lidhur me njohjen e pasaportave tona nga shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, pagesën e sigurimeve shëndetësore (në kufi të Maqedonisë) për qytetarët e Kosovës, etj, të cilave u është përgjigjur Pajaziti.
Komisioni, po në këtë mbledhje, të drejtuar nga Zylfie Hundozi, ka shqyrtuar Projektligjin për zonat ekonomike (me amendamentet e Komisionit funksional), nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, si dhe çështje të tjera të mirëfunksionimit të Komisionit.