Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 14.04.2009




Duke toleruar bojkotin e policëve serbë, në të njëjtën kohë nuk iu jepet mundësia të rinjve serbë për të punuar, megjithë gatishmërinë e tyre Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Rrustem Mustafa ,kryetar i Komisionit, iu dha përkrahje procedimit të Projektligjit për Armën dhe Projektligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike për shqyrtim të parë në Kuvend.

Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe çështja e policëve nga komuniteti serb, të cilët qe një kohë të gjatë po bojkotojnë punën , ndërsa në të njëjtën kohë marrin paga. Kjo çështje duhet të zgjidhet në mbështetje të ligjit, duke mos harruar se institucionet e Kosovës kanë bërë mjaft që policët t' iu kthehen detyrave të punës. Tashmë është një situatë që derisa policët serbë nuk iu përgjigjen detyrave të punës, ka mjaft të rinj serbë që duan të punojnë në Policinë e Kosovës, por kjo shans nuk iu jepet,pra duke toleruar bojkotin në të njëjtën kohë nuk iu jepet mundësia të punojnë ata që duan. Komisioni mori qëndrim që javën e ardhshme të vizitojë Policinë e Kosovës për të biseduar për këtë çështje. Pas këtij takimi, Komisioni do të bëjë rekomandimet e tij drejt shtruarjes së kësaj çështjeje në Kuvend, nëse edhe më tutje policët serbë nuk i kthehen punës. Zyra për marrëdhënie me media dhe publikime
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri