Lajmet e fundit

Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi, priti të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, znj.Tarja Fernandez

, 15.04.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë,znj. Tarja Fernandez. Me këtë rast,znj. Fernandez e njoftoi kryeparlamentarin Krasniqi se zyra e deritashme e Finlandës ka marrë statusin e ambasadës. Ajo pastaj i dorëzoi kryeparlamentarit Krasniqi ftesën për një vizitë zyrtare në Finlandë, e cila do të bëhet nga fundi i shtatorit të këtij viti, gjatë së cilës kryeparlamentari Krasniqi do të takohet me personalitetet më të larta të vendit. Znj. Tarja Fernandez shprehu gatishmërinë e saj për t’ u angazhuar në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Kryeparlamentari Krasniqi duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë e falënderoi për këtë ftesë, të cilën e mirëpriti me kënaqësi. Në vijim kreu i legjislativit të vendit vuri në dukje punën e madhe që ka bërë z. Martti Ahtisaari për proceset e zhvilluara në Kosovë dhe respektin që gëzon ai dhe institucionet e Finlandës në vendin tonë.

Në këtë takim u fol edhe për kontributin e diasporës në forcimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve, që reflektohet edhe në lëmin e investimeve në Kosovë.
Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi, priti të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, znj.Tarja Fernandez