Lajmet e fundit

Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 15.04.2009




Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, shqyrtoi në parim i Projektligjin për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar apo të konfiskuar. Pasi që projektligji është shqyrtuar në aspektin e përmbajtjes, të strukturës së tij, por edhe të strukturës së normës, është konstatuar se ky projektligj mund të përcillet për shqyrtim të parë në seancë plenare të Kuvendit.

Në po këtë mbledhje anëtarët e Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi kanë shqyrtuar amendamentet në Projektligjin për themelimin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore. Ata kanë vendosur njëzëri që amendamentet e propozuara të procedohen në Komisionin për Buxhet dhe Financa, për të vlerësuar implikimet e mundshme buxhetore, si dhe në Komisionin për Integrime Evropiane, për të parë përputhshmërinë me legjislacionin e Unionit Evropian.
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi