Lajmet e fundit
Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi u prit nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, zoti Pavel Gantar
, 18.04.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi sot mori pjesë në debatin e Kongresit të Lëvizjes Evropiane, i cili po i zhvillon punimet në Lubjanë të Sllovenisë, me temën »Organizatat e Shoqërisë Civile sfidojnë autoritetet publike«. Në Kongres po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve publike dhe të shoqërisë civile.
Duke marrë fjalën, zoti Krasniqi, midis tjerash tha: “Ndjehem shumë mirë midis jush në këtë ngjarje të rëndësishme për nxitjen e zhvillimit të shoqërisë civile, si levë e demokracisë moderne. Dëshiroj të shpreh admirimin tim për punën e vyer që keni bërë në këtë Kongres dhe për materialin e përgatitur për diskutim, të cilin e kam marrë mbrëmë vonë. Duke analizuar tezat e qëlluara të kornizës së sfidave politike, shpreh gatishmërinë të diskutojmë dhe me kënaqësi do të përgjigjesha në pyetjet tuaja, sidomos në pikën e emërtuar “Standardet për institucione shtetërore të hapura”.
Pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe e qytetarëve në proceset vendimmarrëse dhe të krijimit të politikave, hapja e institucioneve dhe bashkëpunimi me shoqërinë civile, përbëjnë themelin e demokratizimit dhe përparimit të shoqërisë në përgjithësi.
Ngritja e një shoqërie civile të mirëfilltë, merr rëndësi të veçantë për vendet në transicion dhe me orientim evropian, siç është Kosova. Si shoqëri dhe shtet i ri, po bëjmë përpjekje në partneritet ndërkombëtar, për të ndërtuar institucione transparente, të përgjegjshme dhe përfshirëse, me një shoqëri civile të gjallë, të lirë dhe aktive.
Organizatat e shoqërisë civile kanë rritur ndikimin e tyre në mënyrë të qëndrueshme në Kosovë, duke u bërë pjesë përbërëse e qeverisjes në nivelin qendror dhe lokal. Ato kanë një shtrirje aktivitetesh që nga promovimi i të drejtave të njeriut dhe luftimi i varfërisë e deri te luftimi i korrupsionit dhe avancimi i niveleve të pjesëmarrjes së qytetarëve në punën qeverisëse.
Përvojat e përparuara të shoqërisë civile të demokracive të zhvilluara, shpresoj të jenë ndihmesë dhe model për shoqërinë tonë të re civile.
Uroj që punimet e këtij Kongresi dhe në mënyrë të veçantë, përfundimet e tij, t’i shërbejnë fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në vendet tona”.
Në orët e pasdites, kryetari Krasniqi u prit nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, zoti Pavel Gantar. Të dy kryetarët, në një frymë miqësore, shkëmbyen informata dhe biseduan për thellimin e marrëdhënieve ndërparlamentare midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë. Të dy parlamentet, vitin e kaluar kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.
Zoti Gantar shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet miqësore midis Sllovenisë dhe Kosovës, por edhe gatishmërinë për thellimin e tyre në të gjitha fushat, në shërbim të interesave të të dy vendeve dhe të bashkëpunimit e të paqes rajonale. Ai pavarësinë e Kosovës e vlerësoi, jo vetëm si shprehje të vullnetit të popullit, por edhe si kusht për stabilitetin dhe paqen rajonale. Zoti Gantar premtoi se do të vë në shërbimin e Kosovës gjithë përvojën sllovene për të lehtësuar proceset integruese evropiane të saj.
Kryetari Krasniqi i bëri ftesë zotit Gantar ta vizitojë Kosovën, të cilën ai e pranoi me kënaqësi.