Lajmet e fundit

Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, priti një delegacion të gjerë nga Turqia, të prirë nga zëvendëskryetari i Parlamentit, z. Nevzat Pakdil

, 22.04.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me një delegacion të gjerë të Parlamentit turk, të udhëhequr nga zëvendëskryetari i këtij parlamenti dhe deputet i Kahramanmarashit , z.Nevzat Pakdil. Delegacionin e shoqëronte edhe ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Metin Hüsrev. Duke i uruar mirëseardhje delegacionit, kryeparlamentari Krasniqi në fillim shprehu kënaqësinë me zhvillimin e marrëdhënieve shumë të mirë ndërmjet Turisë dhe Kosovës, e në këtë kuadër edhe të bashkëpunimit ndërparlamentar. Në këtë frymë miqësie e ndërmjet dy vendeve, theksoi kreu i legjislativit të Kosovës, po ndikon edhe fakti që komuniteti turk në Kosovë dha ai shqiptar në Turqi janë bërë një urë e fuqishme afrie . Bashkëpunimit po i kontribuon edhe fakti që tashmë ekziston një memorandum mirëkuptimi, si dhe grupe të miqësisë ndërmjet këtyre dy parlamenteve.

Kryeparlamentari Krasniqi në vijim u falënderua për mbështetjen e Turqisë që po i jep pavarësisë së Kosovës dhe ndikimit të saj te shtetet islamike, por edhe te shtetet tjera për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Në këtë frymë njohja e Kosovës nga ana e Arabisë Saudite erdhi në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën.

Kryeparlamentari Krasniqi pastaj foli për punën e Kuvendit të Kosovës në fushën e legjislacionit, si një faktor thelbësor për zhvillimin e shoqërisë demokratike. Brenda vitit , theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës janë aprovuar mbi 100 ligje, ndër të cilat janë edhe ato që rregullojnë çështje të decentralizimit dhe të ruajtjes së trashëgimisë kulturore të komuniteteve pakicë në Kosovë. Në këtë aspekt ka probleme vetëm me një pjesë të komunitetit serb në veri të Kosovës, i cili nuk tregon gatishmëri për t’ u integruar në institucionet e Kosovës, ndërsa në këtë po reflektohet negativisht edhe fakti që disa shtete të Bashkimit Evropian nuk po e njohin Kosovën.

Zëvendëskryetari i Parlamentit të Turqisë , z. Nevzat Pakdil, në fjalën e tij theksoi se procesi i pavarësimit të Kosovës është përkrahur, madje qysh ditën e nesërme të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Njohja e shpejtë e pavarësisë së Kosovës ishte obligim i Turqisë.

Turqia njohu shtetin e pavarur të Kosovës, sepse kjo ndihej si obligim edhe për shkak të lidhjeve vëllazërore me popullin e Kosovës. Në vijim ai theksoi se ruajtja e integritetit territorial të Kosovës është me rëndësi të dorës së parë. Shteti turk do të ofrojë mbështetje në të gjitha proceset që zhvillohen në Kosovë. Në këtë aspekt edhe shtetet tjera duhet të respektojnë vullnetin e popullit ët Kosovës për shtetet të pavarur, duke mos harruar se ky shtet bën përpjekje të pareshtura për fqinjësi të mirë me shtetet e Rajonit. Kosova është element stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, ajo do t’ i kontribuojë paqes në rajon dhe më gjerë në Evropë, ndërkaq vështirësitë do të tejkalohen me ndihmën e miqve që ka Kosova, theksoi z.Nevzat Pakdil.

Duke u ndërlidhur me njohjen më të re nga Arabia Saudite, z.Nevzat Pakdil tha se ne edhe më tutje do të vazhdojmë të kontribuojmë për njohjen e Kosovës edhe nga shtete të tjera. “Angazhohemi për një Kosovë të e lirë dhe demokratike në Bashkimin Evropian”, tha zëvendëskryetari i Parlamentit të Turqisë , z.Nevzat Pakdil.

Bashkëbiseduesit ishin të një fjale se marrëdhëniet Turqi-Kosovë janë në rrugë të mbarë, duke u shtrirë edhe në lëmenj të tjerë, si: ekonomi,arsim shëndetësi,tregti etj.

Në këtë takim mori fjalën edhe ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yağcılar i cili tha se kjo vizitë ka rëndësi të madhe duke ditur se bëhet në vigjilje të Ditës Kombëtare të komunitetit turk në Kosovë, në shenjë të së cilës do të mbahet një manifestim qendror nesër ne Prizren.
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, priti një delegacion të gjerë nga Turqia, të prirë nga zëvendëskryetari i Parlamentit, z. Nevzat Pakdil