Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit

, 24.04.2009




Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, i kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit,në mbledhjen e sotme, përfundoi amendamentimin e Projekt Rregullores së Kuvendit të Kosovës. Projekt Rregullorja u shqyrtua dhe u amendamentua në disa mbledhje të këtij Komisioni për të ardhur në versionin përfundimtar të saj nga ana e Komisionit. Amendamentimet e Projekt Rregullores u bënë edhe mbi bazën e vërejtjeve në shqyrtimin e parë në seancën e Kuvendit, si dhe në mbështetje të propozimeve që erdhën në këtë Komision. Komisioni në këtë mënyrë përmbylli punën e vet me amendamentime, duke përkrahur procedimin e tekstit përfundimtar të Projekt rregullores për miratim në Kuvend.
Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit