Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti ish-ushtarët e Batalionit Atlantiku
, 24.04.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot 25 ish ushtarë dhe oficerë të Batalionit Atlantiku, me rastin e 10-vjetorit të krijimit të këtij formacioni ushtarak dhe luftës së tij në kuadër të së UÇK-së.
Delegacionin e ka udhëhequr ish-komandanti i këtij batalioni, Hysni Syla (pseudonimi luftarak Daja i Vogël), kurse në emër të ish ushtarëve të këtij formacioni i formuar nga bashkatdhetarë tanë nga SHBA-të, ka folur Fadil Idrizi.
“Në dhjetëvjetorin e krijimit të Batalionit Atlantiku kemi ardhur në Kosovë dhe Shqipëri gjurmëve të angazhimeve luftarake të batalionit tonë”, ka thënë Idrizi, duke uruar për njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ai ka shprehur kënaqësi për të arriturat e Kosovës në dhjetë vjetët e shkuar, si dhe i ka përgëzuar institucionet vendit për punën e bërë.
“Batalioni Atlantiku i ka të veçantat e tij, krahasuar me formacionet e tjera të UÇK-së. Ai ishte krijuar në kohën kur lufta në Kosovë kishte arritur kulmin, siç kishte arritur kulmin edhe dhuna serbe ndaj shqiptarëve dhe përbëhej nga të rinj atdhetarë me prejardhje nga të gjitha trojet etnike shqiptare”, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi, duke u uruar mirëseardhje në Kosovën e pavarur ish-ushtarëve të UÇK-së, ardhur nga përtej Oqeani Atlantik. “Jemi të gjithë krenarë dhe me fat që arritëm të përmbushim amanetin e shumë gjeneratave për liri”, ka theksuar kreu i Kuvendit, i cili në vazhdim ka folur për angazhimet e institucioneve të vendit për të përmbushur nevojat e qytetarëve. Jemi të vetëdijshëm se për shkak të buxhetit të vogël të vendit, jo çdo herë arrijmë t’i përmbushim obligimet ndaj familjarëve të atdhetarëve që kanë punuar dhe sakrifikuar për Kosovën dhe ndaj ish ushtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre, ka thënë ai , duke u shprehur optimist se gjërat do të vijnë duke u përmirësuar edhe në këtë plan.
Pasi e ka vlerësuar mbështetjen e fuqishme nga SHBA-të dhe luftën e ish ushtarëve dhe oficerëve të Batalionit Atlantiku, Krasniqi është shprehur se vendi ende ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet.
Duke e marrë fjalën në këtë takim, ish-admirali i Flotës detare të Shqipërisë (tani në pension), Skender Doçi, evokoi kujtime për fjalët e z. Krasniqi, të shqiptuara këtu e dhjetë vjet më parë në Durrës, që i kishin inkurajuar aq shumë ushtarët e Batalionit Atlantiku se çështja e Kosovës është serioze dhe se do të fitojmë.
Edhe folësit Hysni Syla, Kolë Gojçaj e të tjerë kanë shprehur kënaqësinë për ndryshimet e mëdha dhe të mrekullueshme që kanë ndodhur në Kosovë, duke uruar për anëtarësimin sa më të shpejtë të vendit në BE dhe në NATO.