Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

, 27.04.2009




Rekomandimi i Komisionit përzgjedhës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës do të shtrohet si pikë e parë e seancës së 30 prillit. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, e në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare.

Anëtarët e Kryesisë janë pajtuar se duhet të emërohen nga Kuvendi anëtarët e Bordit të Trustit Pensional të Kosovës, në mënyrë që të dihet adresa e saktë e përgjegjësive lidhur me menaxhimin e mjeteve të cilat grumbullohen nga të punësuarit në Republikën e Kosovës. Mu për këtë është kërkuar angazhim serioz i deputetëve që kjo edhe të realizohet.

Rekomandimi i Komisionit përzgjedhës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, është thënë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit