Lajmet e fundit
OSBE-ja i dhuroi 10 kompjuterë Kuvendit të Kosovës
, 27.04.2009
Zyra për demokratizim e OSBE-së i dhuroi sot 10 kompjuterë Kuvendit të Kosovës. Me këta kompjuterë do të pajisen deputetët, të cilët kanë hapur zyra nëpër komuna. Në emër të OSBE-së kompjuterët i dhuroi në mënyrë solemne, dr. Forgacs Nora, koordinatore dhe këshilltare e lartë e Zyrës për demokratizim të OSBE-së. Me këtë rast znj. dr. Forgacs Nora theksoi se me këtë donancion OSBE-ja i kontribuon demokratizimit të marrëdhënieve në raportin deputet-zgjedhës, sidomos në aspektin e përcjelljes së informatave drejt votuesve. Në emër të Kuvendit të Kosovës u falënderuan sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi dhe deputetja Donika Kadaj. Ismet Krasniqi e vlerësoi këtë kontribut të OSBE-së, që do të ndikojë në lehtësimin e punës së Kuvendit, duke u shprehur se donacione të këtilla do të ketë edhe më tutje. Ndërkaq, Donika Kadaj tha se ky donancion është i mirëseardhur, pasi ndikon në afrimin e deputetëve me zgjedhësit.