Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 28.04.2009
Në mbledhjen e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës , të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, u shqyrtua shkresa e radios “Zëri i Sharrit”, drejtuar nga ana e drejtorit të këtij institucioni, Afrim Mustafa, në të cilën ai ankohet për ndalimin e punës së kësaj radioje nga ana e KPM-së dhe konfiskimin e pajisjeve të kësaj radioje në qershor të vitit 2008. Kjo ishte hera e dytë që Komisioni mori në shqyrtim këtë çështje, duke ftuar në shqyrtim përfaqësuesit e të dy palëve ,përkatësisht të radios “Zëri i Sharrit” dhe të Komisionit të Pavarur të Mediave, për të parë se si ka rrjedhur procesi i mbylljes së këtij radiostacioni dhe cila është e vërteta rreth këtij rasti. Pasi dëgjoi të dhënat nga të dy palët, Komisioni zhvilloi një debat të gjerë rreth kësaj çështjeje. U konstatua se në këtë rast ishin bërë shkelje të dyanshme, në një anë KPM-ja nuk iu kishte përgjigjur ankesave të radios “Zëri i Sharrit” dhe gabimisht kishte përcaktuar lartësinë mbidetare të transmetimit prej 1100 metrash në licencë , ndërsa në anën tjetër “”Radio Sharri” kishte ndërruar lokacionin pa iu dhënë leja. Në fund të debatit, në funksion të zbatimit të ligjit, Komisioni propozoi që Komisioni i Pavarur për Media të gjejë një zgjidhje për këtë problem.
Në vijim Komisioni përkrahu procedimin e mëtejmë në Kuvend të Raportit vjetor të KPM-së për vitin 2008, duke bashkëngjitur edhe vërejtjet dhe propozimin për rastin e radios “Zëri i Sharrit”.
Në vijim Komisioni përkrahu procedimin e mëtejmë në Kuvend të Raportit vjetor të KPM-së për vitin 2008, duke bashkëngjitur edhe vërejtjet dhe propozimin për rastin e radios “Zëri i Sharrit”.