Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 28.04.2009
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i kryesuar nga zonja Myzejene Selmani- kryetare e Komisionit, në mbledhjen e sotme pikë kryesore të rendit të ditës pati shqyrtimin e e Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të telekomunikacionit për vitin 2008, por për shkak të mosardhjes së kryetarit të Bordit, z, Anton Berisha, si dhe të asnjërit prej anëtarëve të këtij Bordi, kjo pikë u shty për mbledhjen e ardhshme të Komisionit. Pra, në lidhje me këtë pikë të rendit të ditës u miratua Përfundimi që, në mblehdjen e ardhshme të Komisionit, duhet të ftohen si kryetari i Bordit, z. Anton Berisha , gjithashtu edhe tre anëtarët tjerë të këtij Bordi, për të dhënë më shumë hollësi përkitazi me Raportin vjetor.
Në këtë mbledhje, me disa ndryshime dhe plotësime, u miratua raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2004/5, për tregtinë me naftë dhe derivatet e naftës në Kosovë, si dhe u formua Grupi i punës për shqyrtimin e Projektligjit për gazin natyror në Kosovë.