Lajmet e fundit

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës u kthye nga vizita zyrtare në Kroaci

, 30.04.2009




Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga dr . Jakup Krasniqi, në përbërje të të cilit ishin edhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, Sabri Hamiti, Naim Maloku e Xhezair Murati,si dhe shefi i kabinetit e këshilltari i lartë politik, Mehmet Hajrizi dhe këshilltari për marrëdhënie me jashtë, Skënder Recica,sot u kthye nga vizita zyrtare në Kroaci.

Në prononcimin për media , menjëherë pas arritjes në Aeroport , kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e vlerësoi mjaft të frytshme këtë vizitë, e cila u bë me ftesë të kryetarit të Saborit të Kroacisë,z. Luka Bebiq.Pos me kryetarin Bebiq, delegacioni i Kuvendit të Kosovë u takua edhe me presidentin e Kroacisë, z. Stjepan Mesiq, dhe me zëvendëskryeministren e Kroacisë, znj. Jadranka Kosor. Një takim të afërt delegacioni kishte edhe me bashëkatdhetarët tanë në Kroaci.

Në të gjitha këto takime përmbajtjesore, theksoi kryeparlamentari Krasniqi, u shpreh gatishmëri për forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare, por edhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera,sidomos në ekonomi. Po kështu, nga ana e Kroacisë u ofrua mbështetje për Kosovën për realizimin e synimeve integruese në BE. Gjatë takimit me kryetarin e Saborit të Kroacisë, tha kryeparlamentari Krasniqi , u pajtuam që të përgatitet një memorandum bashkëpunimi midis dy parlamenteve dhe të formohen grupe parlamentare gjegjëse të miqësisë. Kryeparlamentari Krasniqi ka ftuar z. Bebiq në një vizitë zyrtare në Kosovë, ftesë kjo që është  pranuar me kënaqësi.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës u kthye nga vizita zyrtare në Kroaci