Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës mbajti seancë solemne për nder të zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Biden

, 21.05.2009




Për nder të vizitës së zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, Kuvendi i Republikës së Kosovës mbajti sot seancë solemne.

Hyrja e z. Biden në sallën e Kuvendit të Kosovës është pritur me ngritje në këmbë dhe duartrokitje frenetike të deputetëve.

Pas hapjes së seancës nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, mirëseardhje zendëspresidentit amerikan i kanë uruar edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejsiu dhe kryeministri, Hashim Thaçi.

Me këtë rast zëvendëspresidenti amerikan Joseph Biden u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalë rasti. Fjala e mikut amerikan të Kosovës është ndërprerë disa herë nga duartrokitjet e deputetëve, kabinetit qeveritar dhe mysafirëve të shumtë në këtë seancë.

Zëvendpresidentit të SHBA-ve, Joseph Biden, në përfundim të seancës, i është dhuruar kopja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës..
Kuvendi i Kosovës  mbajti seancë solemne për nder të zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Biden