Lajmet e fundit

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës u nis në një vizitë zyrtare në Turqi

, 24.06.2009




Me ftesë të kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Murat Mercan, sot u nis në një vizitë treditëshe në Turqi, një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i këtij Komisioni, Sabri Hamiti.

Gjatë kësaj vizite delegacioni kosovar do të ketë takime me komisionin homolog,të kryesuar nga Murat Mercan, me nënpresidentin e i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Nevzat Pakdil, me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ertugrul Apakan, me kryetarin e grupit parlamentar të miqësisë Turqi- Kosovë, Mehmet Ocakden etj. Vizita zyrtare realizohet në kuadër të bashkëpunimit mjaft të frytshëm ndërmjet dy parlamenteve .