Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

, 26.06.2009




Komisioni për Integrime Evropiane, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetarja e këtij Komisioni, Zylfie Hundozi, si pikë kryesore kishte shqyrtimin e raporteve të dërguara nga komisioinet e Kuvendit lidhur me propozimin e palnit të veprimit të Kuvendit të Kosovës mbi sfidat e Raportit të progresit të Komisionit Evropian për vitin 2008.

Përveç anëtarëve të Komisionit, në mbledhejn e larpërmendur morën pjesë edhe minisitri i Ministrisë së Mjedisit dhe të Planit Hapësinor z. Mahir Jagxhillar, zëvendësi i ministrit të Ministrisë së Energjisë dhe të Minierave, z. Blerim Rexha si dhe përfaqësuesit e OSBE-a-së, KDI-isë.

Duke folur lidhur me pikën 50 të Raportit të përmendur që ka të bëjë me aktivitetet e Ministrisë së Mjedisit dhe të planifikimit hapësinor, z. Jagxhillar përkujtoi se në përmbushjen e këtyre dy pikave (mbojtja e mjedisit) Ministria ka punuar të gjithë atë që i takon fushëveprimit të saj, por sipas Ligjit të ri të ekspropriimit, i cili është miratuar më parë në Kuvendin e Kosovës, disa përgjegjësi nga pika e përmendur më sipër janë bartur nën përgjegjësinë e Qeverisë, kurse disa nën përgjegjësinë e komunave.

Në vazhdim të mbledhjes së Komisionit, zëvendësi i ministrit të Ministrisë së Energjisë dhe të Minierave, z. Blerim Rexha, theksoi se në lidhje me pikën 60 të Raportit të përmendur që ka të bëjë me aktivitetet gjithëpërfshirëse të kësaj Ministrie (prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike), kjo Ministri në bashkëpunim me KEK-un, KOST-in dhe me subjekte të tjera të cilat direkt ose indirekt janë të lidhura me energjetikën, kanë bërë të gjithë atë që është në mundësinë e tyre për t’i përmbushur obligimet që Komisioni Evropian ka kërkuar nga ata lidhur më këtë pikë.

Në fund të mbledhjes, anëtarët e Komisionit u pajtuan që brenda një jave të përgatitet verzioni i fundit i Projektit të Planit të veprimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me sfidat e Raportit të progresit të Komisionit Evropian për vitin 2008 dhe ky verzion edhe një herë do të shqyrtohet në mbledhjen e këtij Komisioni.
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane