Lajmet e fundit

Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, uron Myftiun Tërnava me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit

, 21.08.2009




Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës , Myftiut Naim Tërnava.

Në telegram thuhet:

” I nderuar Myfti Tërnava,

Juve dhe të gjithë besimtarëve myslimanë të Kosovës, ju uroj fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, i cili përfaqëson përkushtimin, solidaritetin dhe sakrificën.

Muaji i agjërimit në Kosovë, gjithmonë i ka afruar njerëzit, duke ndihmuar njëri-tjetrin, duke rritur tolerancën dhe duke falur fajet e zhdukur mëritë”.
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, uron Myftiun Tërnava me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit