Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi

, 07.09.2009




Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, i cili, në këtë mbledhje të parë në sesionin vjeshtor, ka falënderuar anëtarët e Komisionit dhe të gjithë mekanizmat që e mbështesin, për punën e mirë në sesionin e pranverës. Në vazhdim Komisioni ka shqyrtuar Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtareve të lartë publik dhe Projektligjin kundër korrupsionit. Në të mirë të efikasitetit në këtë mbledhje janë formuar dy nënkomisione për harmonizimin e amendamenteve të ndryshme (të propozuara nga dëgjimet publike, nga përfaqësues të EULEX-it, të Komisionit Evropian, grupeve të interesit, Shoqërisë civile e tj.), të cilat duhet t’i paraqesin Komisionit për miratim dhe propozim për seancën plenare të Kuvendit.

Në po këtë mbledhje Komisioni ka shqyrtuar propozimin e Institutit Gjyqësor për anëtarë të Këshillit Drejtues të Institutit, çështje kjo e cila do të shqyrtohet edhe në një mbledhje të veçantë të Komisionit.

Komisioni ka shqyrtuar edhe raportin e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Penal për të Mitur, si dhe ka mbështetur kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë që në Kuvend të shtrohet edhe një herë zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi