Lajmet e fundit

Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dorëzohet Raporti i Progresit nga KE

, 14.10.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, z. Renzo Daviddin dhe shefin e sektorit politik, ekonomik dhe për integrim në BE, të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, z. Khaldoun Sinno.

Zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të KE-së me këtë rast ia dorëzuan kryetarit të Kuvendit, z,Jakup Krasniqi, Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi e falënderoi shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, z. Renzo Daviddin për dorëzimin e Raportit të Progresit. Kryeparlamentari Krasniqi me këtë rast në mes tjerash tha se ky raport na nxit për angazhim të mëtejmë në mbarë proceset që zhvillohen në Kosovë. “Jemi të vetëdijshëm për punët e mëdha që po na presin në të ardhmen, meqë synimi ynë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, theksoi kryekuvendari Krasniqi .
Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dorëzohet Raporti i Progresit nga KE