Lajmet e fundit

Mbahet konferenca dyditore lidhur me temën ”Përfshirja sociale...”

, 16.10.2009




hënën, më 19 tetor 2009, fillon konferenca dyditore me temën “Përfshirja Sociale: në linjë me Arritjen e Objektivave Zhvillimore të Mijëvjeçarit”, në të cilën marrin pjesë deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, deputetë të shteteve të rajonit, përfaqësues të shoqërisë civile, të sektorit privat dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u uron mirëseardhje pjesëmarrëseve të kësaj konference, në orën 10.

Vendi: Salla C- 301 e Kuvendit të Kosovës.
Mbahet konferenca dyditore lidhur me temën ”Përfshirja sociale...”