Lajmet e fundit
Nga konferenca me gazetarë e kryeparlamentarit Krasniqi
, 16.11.2009
Me rastin e përfundimit me sukses të zgjedhjeve lokale në Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka mbajtur sot konferencë me gazetarë, në të cilën e ka vlerësuar lartë gjithë procesin demokratik zgjedhor, fushatën e subjekteve politike, punën e madhe të KQZ-së dhe të gjithë personave që janë kujdesur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ndërkaq ka falënderuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në këto zgjedhje, të cilat i ka vlerësuar më të mirat të mbajtura ndonjëherë në Kosovë.
“Zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të organizuara krejtësisht nga institucionet e vendit, përbënin një sprovë historike për demokracinë tonë të re. Demokracia jonë e dha provimin” ka theksuar kryeparlamentari Krasniqi në fillim të kësaj konference. A i ka falënderuar subjektet politike për fushatën korrekte paraelektorale, si dhe qytetarët që manifestuan kulturë të lartë dhe tolerancë, pjesëmarrje masive në votim dhe kremtim dinjitoz të fitores. I ka falënderuar gjithashtu vëzhguesit e shumtë të këtyre zgjedhjeve, e në mënyrë të veçantë delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga zonja Doris Pak dhe ambasadën amerikane, me ambasadorin Dell.
Në mënyrë të veçantë Krasniqi ka falënderuar mediet për përkushtimin e tyre që të informojnë shpejt, drejt dhe saktë, gjatë gjithë procesit zgjedhor në Kosovë, siç ka falënderuar edhe kontributin e shoqërisë civile.
Kreu i Kuvendit të Kosovës i ka shprehur mirënjohje edhe Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, për organizimin e shkëlqyer të zgjedhjeve.
Kosova me zgjedhjet e saj, ka theksuar Krasniqi, ka tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare, e cila ishte dhe vazhdon të jetë e fokusuar në arritjet e Republikës sonë të Pavarur, në stabilitetin politik, në ndërtimin e institucioneve dhe shoqërisë demokratike, në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë dhe në përfshirjen e komuniteteve pakicë në qeverisje dhe vendimmarrje. Pjesëmarrja e gjerë e komunitetit serb në zgjedhje është pritur mirë jo vetëm në Kosovë, por edhe në bashkësinë ndërkombëtare, sepse ky është treguesi i qartë i integrimit të vazhdueshëm të shoqërisë sonë multietnike, ka theksuar kryeparlamerntari Krasniqi . Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat e mëdha që ka Kosova, sidomos në veriun e saj, por ajo çdo ditë e më mirë është në rrugë të sigurt për përballimin e tyre me sukses. Roli i bashkësisë ndërkombëtare në këtë objektiv të rëndësishëm, do të jetë i pazëvendësueshëm, ka thënë Krasniqi. Ai është shprehur i bindur se procesi zgjedhor i këtij viti do të vazhdojë me balotazhin, aty ku nuk është fituar shumica, dhe se procesi do të përmbyllet me sukses, duke ruajtur rregullsinë e zgjedhjeve dhe pacenueshmërinë e Kushtetutës e të ligjit.
Krasniqi ka uruar organet e dala nga këto zgjedhje të përmbushin me sukses të plotë dhe me nder misionin e tyre të madh në shërbim të qytetarëve, të cilët ua dhanë besimin e përfaqësimit. Ai ka uruar gjithë subjektet politike dhe qytetarët për mbarëvajtjen dhe suksesin e plotë të zgjedhjeve, të cilat, ka vlerësuar Krasniqi, u zhvilluan sipas standardeve të larta demokratike.