Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...

, 08.12.2009




Sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, përkatësisht Bujar Kuqi, drejtor i Departamentit të Turizmit dhe Avdi Kamerolli, drejtor i Departamentit Ligjor, u shqyrtua Projektligji për Turizëm dhe Shërbime Turistike.

Pas shqyrtimit nen për nen, dhe të secilit amendament që përmbante Projektligji, Komisioni vendosi që të gjitha amendamentet të inkorporohen në këtë Projektligj dhe i propozoi Kryesisë së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm të këtij Projektligji.
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...