Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 15.12.2009




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të cilin e kryesonte z. Sadik Idrizi, kryetar i Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte Shqyrtimi i Projektligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës si dhe Shqyrtimi i Projektligjit për përdorimin dhe mbrojtjen e emblemës së Kryqit të Kuq, emblemave tjera dhe sinjaleve të ndryshme.

Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Komisionit, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e UNDP-së dhe të KDI-së.

Në mbledhjen e lartpërmendur të Komisionit, pas një shqyrtimi të gjithmbarshëm për Projektligjet e sipër theksuara, anëtarët e Komisionit me disa vërejtje të vogla mbështetën në parim që të dy këto projektligje dhe morën Vendim që të njëjtit të përcillen për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës në njërën nga mbledhjet e ardhshme plenare.
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale