Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti Korin diplomatik në Prishtinë
, 21.12.2009
Kryetari i Kuvendi të republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në Vigjilje të festave të fundvitit e ka pritur mbrëmë Korin diplomatik të akredituar në Prishtinë, duke organizuar për të pranishmit një koktej rasti.
Në këtë takim, në të cilin, pos diplomatëve të huaj, merrnin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të vendit e të mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë, drejtues të partive politike, përfaqësues të bashkësive fetare, si dhe intelektualë të shquar, kryeparlamentari Krasniqi, ka përkujtuar të arriturat e Kosovës gjatë këtij viti, të cilat, siç është shprehur ai, janë rezultat i përpjekjeve të qytetarëve të saj, të institucioneve demokratike dhe të miqve të shumtë që kanë vazhduar të na mbështesin pa kursim.
Krasniqi ka theksuar se gjatë vitit që po lëmë, në Kosovë është forcuar stabilitet politik dhe siguria, janë konsoliduar institucionet demokratike dhe janë thelluar reformat. Pavarësia e Kosovës ka kontribuuar në stabilitetin politik e të sigurisë, jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë rajonin, Ka thënë krasniqi, i cili tutje ka pohuar se përkundër krizë globale, vendi ynë ka shënuar trend të zhvillimit ekonomik dhe të ngritjes së investimeve.
Kreu i Kuvendit ka shprehur kënaqësinë që Republika e Kosovës gjatë tërë vitit e ka ngritur pozitën ndërkombëtare, duke arritur në 64 numrin e vendeve mike që e kanë njohur, duke u pranuar anëtare në Fondin Monetar Ndërkombëtar e në Bankën Botërore dhe duke thelluar marrëdhëniet me shumë vende demokratike, me fqinjët dhe me institucione rajonale e ndërkombëtare.