Lajmet e fundit
Me rastin e festës së shenjtë, Krishtlindjes
, 23.12.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës. dr Jakup Krasniqi, ka uruar sot Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe besimtarët e krishterë me rastin e festës së shenjtë të Krishtlindjes. Në urimin e kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:
I nderuar Shkëlqesi, Imzot Dodë Gjergji
Kam kënaqësinë t’ju uroj Juve dhe besimtarëve të krishterë të Kosovës që u prini, gëzuar për shumë mot festën e shenjtë të Krishtlindjes.
Bashkë me këtë festë të madhe dhe atë të Vitit të Ri, ne kemi arsye të kremtojmë dhe t’u gëzohemi sukseseve të reja që ka arritur Kosova gjatë dymbëdhjetë muajve të shkuar. Të arriturat e Kosovës janë rezultat i përpjekjeve të qytetarëve të saj, të institucioneve demokratike dhe të miqve të shumtë që kanë vazhduar të na mbështesin pa kursim.
Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, dashuria dhe mirëkuptimi e toleranca.