Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës

, 23.12.2009




Komisioni për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë mbledhjes së sotme ka shqyrtuar planin e punës së këtij komisioni për FSK-në, për vitin 2010.

Kryetari i këtij komisioni, Berim Ramosaj, ka shpalosur para anëtarëve të komisionit, draft-planin e punës, për vitin 2010.

Anëtarë të Komisonit, me këtë rast, aprovuan planin e punës së komisionit, në të cilin plan përfshihen të gjitha aktivitetet e komisionit, përgjatë vitit 2010.

Gjatë këtij takimi është bërë e ditur po ashtu se Komisioni gjatë vitit të ardhshëm, aktivitet kryesor do ta ketë mbikëqyrjen e zhvillimit të Forcës së Sigurisë, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Mbrojtjes në Kosovë.

Sipas Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kuvendi do ta mbikëqyrë këtë forcë përmes këtij komisioni, i cili me vendim të seancës plenare është themeluar më 2 dhjetor 2009.
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës