Lajmet e fundit
Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi, priti një grup studentësh nga universiteti amerikan “Johns Hopkins-SAIS”
, 18.01.2010
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim një grup studentësh nga universiteti amerikan “Johns Hopkins-SAIS”, të kryesuar nga profesorët, William Zartman dhe Terrence Hopmann, të cilët i ka njoftuar për proceset aktuale politike në Kosovë, gjenezën e problemit të çështjes së Kosovës, për zgjidhjen e saj, dhe perspektivën për të ardhmen. Gjithashtu, kryeparlamentari Krasniqi i ka njoftuar mysafirët nga SHBA-të edhe për punën dhe funksionimin e Kuvendit të Republikës.
Duke bërë një elaborim të rrjedhave historike, kreu i Kuvendit ka dhënë detaje rreth gjenezës së problemit të Kosovës, periudhës gati njëshekullore nën sundimin serb, veçanërisht periudhës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës. I pari i Kuvendit tha se me ndërmjetësimin e emisarit të OKB-së, zotit Martti Ahtisaari, janë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje definitive të statusit politik të Kosovës. Si rezultat i këtyre bisedimeve, zoti Ahtisaari me ekipin e tij, ka hartuar një Propozim Gjithëpërfshirës për statusin, i cili propozonte pavarësi për Kosovën, duke siguruar të drejta të standardeve të larta për serbët dhe për komunitetet e tjera pakicë në Kosovë. Krasniqi tha se qëndrimi rus në OKB kundër pavarësisë së Kosovës, imponoi rrugën e shpalljes së shtetit të pavarur, sovran e demokratik, në koordinim me faktorin ndërkombëtar.
Kreu i legjislativit theksoi se zgjidhja e çështjes së Kosovës përbën rast sui generis ndërkombëtar, për shkak të historisë së saj, subjektivitetit shtetëror tradicional, për shkak të shpërbërjes së Federatës jugosllave, ku bënte pjesë, dhe për shkak të gjenocidit që ka ushtruar regjimi i Milosheviqit në këtë hapësirë. Kryeparlamentari potencoi se Kosova e pavarur, nga një vatër potenciale e krizave të rrezikshme, u kthye në një faktor paqeje e stabiliteti politik rajonal dhe në një shtet demokratik me kushtetutë të standardeve moderne, me të cilën mbrohen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të komuniteteve pakicë. Në Kosovë po zhvillohen procese të rimëkëmbjes ekonomike dhe të pajtimit e mirëkuptimit ndëretnik, sepse, sipas kreut të Kuvendit, pavarësia ishte parakusht e këtij zhvillimi dhe i respektimit të plotë të të drejtave të njeriut dhe të pakicave.
Krasniqi në vijim i ka njoftuar studentët nga SHBA-të, për punën dhe funksionimin e organit më të lartë legjislativ në vend, duke potencuar se Kuvendi po punon intensivisht që ta forcojë rolin e tij ligjvënës, përfaqësues dhe atë të kontrollit, ta rritë transparencën, komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet tjera e shoqërinë civile.
Duke u ndalur në liberalizimin e vizave për vendet e rajonit, Krasniqi tha se në këtë rrugë Kosova ndeshet me probleme teknike e politike, siç është mosnjohja e pavarësisë nga disa vende të Bashkimit Evropian.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës foli për integrimin gjithnjë e më të madh të serbëve në institucionet e shtetit të Kosovës, me ç’rast përmendi pjesëmarrjen më të madhe të tyre në zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe konstitumin e disa kuvendeve komunale me shumicë serbe, si rezultat i këtyre zgjedhjeve. Për integrimin e serbëve, Krasniqi tha se institucionet e Kosovës së bashku me faktorin ndërkombëtar, po përdorin metoda demokratike. Duke përmendur prioritetet e institucioneve të vendit, kryeparlamentari Krasniqi tha se ato përfshijnë reformat në arsim, shëndetësi, çështjet sociale, hartimin e politikave fiskale për të ndihmuar agrokulturën, krijimin e kushteve të favorshme për tërheqjen e investitorëve etj. Zhvillimi ekonomik dhe sundimi i rendit e ligjit në tërë territorin e Kosovës u vlerësuan si sfida kryesore të brendshme për shtetin e Kosovës. Si sfidë të jashtme, kryeparlamentari veçoi përpjekjet për anëtarësim të Kosovës në OKB dhe njohjen nga 5 vendet e mbetura të BE-së.
Profesori Terrence Hopmann, nga ana e tij, e falënderoi kreun e Kuvendit të Kosovës për pritjen dhe mundësinë që iu ka dhënë atyre për t’u njohur me rrjedhat politike në Kosovë. Hopmann uroi që të ketë paqe dhe zhvillim në Kosovë.
Studentët nga universiteti amerikan “Johns Hopkins-SAIS”, të cilët po qëndrojnë në Kosovë, ndjekin studimet në fushën e menaxhimit të konflikteve dhe iu përkasin nacionaliteteve të ndryshme.